Lajme

Aksident mes dy veturave në Pejë, lëndohen dy persona

Autori: Gazeta inFokus 22:16 | 12 November 2022

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e së shtunës në Pejë, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

Derisa bëri të ditur se në këtë aksident janë për fshirë dy vetura.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 18:10, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Pejë, në këtë aksident kanë qenë të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Rugova./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera