Lajme

Aksident me fatalitet në Ferizaj, një person humb jetën

Autori: Gazeta inFokus 18:36 | 09 August 2026

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të dielën pasdite në fshatin Muhovc të Ferizajt.

Rastin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.

Sipas Veselit, aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30, ndërsa në të është përfshirë një veturë me targa vendore, në të cilën ndodheshin dy persona.

-Advertisement-

“Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën, ndërsa personi tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt”, ka thënë Veseli.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Stacionit Policor dhe Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, ndërsa për rastin është njoftuar edhe Emergjenca e Ferizajt.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për hetimin e rrethanave të aksidentit.
Policia ka bërë të ditur se për detaje të tjera do të njoftojë përmes raportit vijues.

Bletaria Haxhia – Tradita familjare dhe përkushtimi ndaj bletarisë sjellin mjaltë natyral e cilësor në tryezat tuaja
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy