Lajme

Aksident komunikacioni në Shkup, lëndohen nënë e bijë (Video)

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 16 June 2017

TV21 bën të ditur se në ndeshjen e komunikacionit të ndodhur sot në hyrje të Shkupit, ka mbetur e lënduar 30 vjeçarja, Maja Taskvoiq dhe vajza e saj dy vjeçe Jovana, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 

Sipas dëshmitarëve aksidenti i ndodhur në Bulevardin Aleksandri i Madh, është shkaktuar nga shpejtësia e madhe e furgonit, i cili ka goditur nga mbrapa veturën ku kanë qenë nënë e bijë. Dy të lënduarat janë dërguar me autoambulancë në Qendrën Klinike, kurse policia ka dal në vendin e ngjarjes për të bërë ekspertizën.

-Advertisement-

Nga Klinika e Kirurgjisë thonë se dy të lënduarat janë jashtë rrezikut për jetë, por mbahen në ekzaminim mjekësor deri në marrjen e rezultateve nga mjekët specialistë. Në aksin rrugorë që lidh kryeqytetin me veriun e vendit ndodhin shumë aksidente komunikacioni, thuhet nga policia, që sipas tyre zakonisht ndodhin nga mos përshtatja e shpejtësisë së auto-mjeteve me tabelat e parapara të komunikacionit./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera