Lajme

Aksident i trefishtë në autostradën Tiranë-Durrës, lëndohen dy persona

Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 28 June 2026

Tre automjete u përfshinë në një aksident rrugor në autostradën Durrës–Tiranë, pranë Maminasit.
Sipas të dhënave paraprake, automjetet u përplasën me njëri-tjetrin si pasojë e shpejtësisë së drejtuesve të automjeteve.

Për pasojë, dy persona pësuan lëndime të lehta dhe morën ndihmën e nevojshme.

Aksidenti shkaktoi trafik të rënduar në këtë segment të autostradës, ndërsa efektivat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje për të menaxhuar qarkullimin dhe për të kryer veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

-Advertisement-

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy