Lajme

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë, lëndohen 7 persona

Autori: Gazeta inFokus 20:41 | 19 September 2021

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 19:00 në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, me ç’rast janë lënduar 7 persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:00, në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar 7 persona dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti për Reporteri.net.

-Advertisement-

Ajo ka shtuar se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera