Lajme

Aksident i rëndë në Stamboll, tramvaji ndan në dysh autobusin

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 05 December 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Stamboll të Turqisë. Katër persona janë shtruar në spital në gjendje të rëndë, ndërsa 15 të tjerë janë plagosur mëngjesin e së hënës në Stamboll nga përplasja e një tramvaji me një autobus.

Përplasja ndodhi në zonën Eyupsultan të qytetit, ku treni i tramvajit u përplas dhe e ndau autobusin në dysh.

Ekipet e shpëtimit patën vështirësi të mëdha për nxjerrjen e një prej të plagosurve nga mbetjet e autobusit të qytetit. Dëmtime pësoi edhe një makinë që ishte aty pranë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera