Lajme

Aksident i rëndë në Pejë, dy të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 17:06 | 26 January 2020

Një aksident i rëndë ka ndodhur në lagjen Dardania në Pejë.

Rastin për gazetën inFokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policise për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai tha se nga ky aksident kanë mbetur dy të lënduar dhe se kanë qenë të përfshira dy vetura.

-Advertisement-

“Po e konfirmoj që ka ndodhur një aksident në lagjen Dardania në ora 16:00. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona. Dhe kanë qenë të përfshirë dy vetura”, tha Rugova./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera