Lajme

Aksident i rëndë në Gjakovë: Një i vdekur dhe shtatë të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 21:25 | 17 March 2023

Një këmbësore ka vdekur pas një aksidenti trafiku që ka ndodhur në fshatin Rogovë të Gjakovës.

Lajmi është konfirmuar për Gazetën Express nga Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se në aksident janë përfshirë dy vetura, dhe janë lënduar shtatë persona.

Ai tha se dy këmbësore, dy vozitësit e makinave dhe tre pasagjerë, kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

-Advertisement-

Elezaj tutje ka njoftuar se viktima ishte dërguar në QKUK për të marrë trajtim mjekësor, por për shkak të lëndimeve të rënda trupore, ka ndërruar jetë.

“Në aksidentin e ndodhur sot në fshatin Rogovë (rruga Gjakovë-Prizren), fillimisht është raportuar për tre persona të lënduar (dy këmbësorë dhe njëri nga shoferët e automjeteve). Më vonë trajtim mjekësor ju është ofruar edhe katër personave tjerë (tre pasagjerë dhe shoferit të automjetit tjetër). Rreth orës 16:40 jemi njoftuar se njëri nga këmbësorët (viktima femër), e cila ishte duke u trajtuar në QKUK për shkak të lendimeve të rënda trupore, fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit dy shoferët e të dy automjeteve të përfshira në aksident, janë ndalur në mbajtje për 48 orë.” – ka bërë të ditur Elezaj

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera