Lajme

Aksident i rëndë në autostradën Prishtinë-Pejë

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 09 September 2022

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në autostradën Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Gjurgjicë, shkruan Gazeta Infokus.

Në disa pamje të dërguara në redaksinë e Infokus shihet se një kamion është i përfshirë në aksident.

Mirëpo në këto pamje nuk shihet qartë nëse ka edhe automjete të tjera të përfshira në këtë aksident.

-Advertisement-

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e aksidentit.

Gazeta Infokus ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për rastin në fjalë, mirëpo deri në publikimin e artikullit nuk ka marrë ndonjë përgjigje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera