Lajme

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, pesë të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 16:45 | 30 July 2022

Pesë persona kanë pësuar lëndime se pasojë e një aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, shkruan Gazeta Infokus.

Lajmin për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kamion.

“Në ora 13:30 policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën për Shqipëri (dalja Malishevë). Në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime. Njësia e trafikut është marrë me aksidentin”, ka thënë Krasniqi./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera