Lajme

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohet një person

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 07 February 2023

Në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht në fshatin Trudë, shkruan Gazeta inFokus.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ku bëri të ditur se si pasojë e këtij aksidenti një person ka mbetur i lënduar.

“Me datën 07.02.2023 rreth orës 07:20 në Autostradën I.Rugova saktësisht në Hyrje-Dalje në fshatin Trudë, ka ndodhur aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura me tabela vendore. Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia e Hetimeve të aksidenteve në Njësinë për Kontrollin e Autostradave”, tha Kelani./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera