Lajme

Aksident me fatalitet, vdes 21 vjeçari lëndohen dy të tjerë

Autori: Gazeta inFokus 08:39 | 22 May 2018

Një person i moshës 21 vjeçare, ka humbur jetën, pas vetaksidenit që ka pësuar me veturë mbrëmë pak minuta pas mesnatës.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Prishtinë Ferizaj, në fshatin Llapnasellë. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar komandanti i Trafikut Rajonal për Prishtinën Milaim Fejzullahu.

“Rreth orës 01:22 në rrugën nacionale Prishtinë- Ferizaj, në fshatin Llapnasellë, si pasojë e një vetaksidenti një person ka humbur jetën. Vetura e tipit BMW ka humbur kontrollin dhe është përplasur në barriera”, ka bërë të ditur Fejzullahu.

-Advertisement-

“Nga aksidenti ka humbur jetën shoferi 21 vjeçar dhe dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, ka thënë komandanti i Trafikut Rajonal Milaim Fejzullahu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera