Lajme

Aksident ajror në Greqi, avioni shpërthen në ajër, nuk dihet fati i ekuipazhit

Autori: Gazeta inFokus 23:47 | 16 July 2022

Një aksident ajror ka ndodhur në Greqi.

Ngjarja u regjistrua në zonën e Kavallës në orët e vona të mbrëmjes. Dyshohet se një avion ka rënë në rrugën që lidh Antifilipin me Palaiohorin në Greqi. Protothema shkruan se, sipas komandantit të AAC-së Konstantinos Litsarakos, avioni, u rrëzua 40 kilometra nga aeroporti i Kavallës pasi ai donte të bënte një ulje emergjente në Kavalla. Megjithatë, ai nuk ia doli.

Raportet tregojnë se avioni humbi motorin e tij të katërt në ajër dhe mori flakë. Edhe pse ka lajmëruar, nuk ka arritur të zbresë. Nuk dihet se sa persona ndodheshin në bord dhe nëse ai u rrëzua në një zonë banimi. Avioni, siç shihet nga videoja, ka marrë flakë dhe pas tij ka ndodhur një shpërthim.

-Advertisement-

Në vendin e rënies janë drejtuar forcat zjarrfikëse dhe ambulancat, ndërsa në fshatrat përreth është ndërprerë furnizimi me energji elektrike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera