Lajme

AKR nuk konfirmon paralajmërimet për dorëheqjen e Agim Bahtirit

Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 05 February 2018

jatë ditës u raportua se Kryetari aktual i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka gjasa të jap dorëheqjen nga Aleanca Kosova e Re këtë të hënë.

Megjithatë këtë nuk e ka konfirmuar Jetlir Zyberaj, Këshilltari i kreut të AKR-së Behgjet Pacolli.

I pyetur nëse raportimet rreth dorëheqjes së të parit të Mitrovicës nga AKR qëndrojnë, Zyberaj në një prononcim për klankosova.tv nuk ka konfirmuar dicka të tillë:

-Advertisement-

”Jo, smundem me konfirmu asgjë”, është shprehur Zyberaj.

Më tej ai ka potencuar se ka pasur gjatë ditës edhe takime me Bahtirin por që sipas tijë temë diskutimi nuk ka qenë çështja e dorëheqjes së tij nga AKR, njofton Klan Kosova.

”Kam takuar sot kryetarin Bahtiri për disa çështje që kanë të bëjnë me bashkërendimin e veprimeve institucionale dhe skemi pas bisedë fare lidhur me çështjet për të cilat po pyesni”, përfundon Këshilltari i kreut të AKR-së, Jetlir Zyberaj, për klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera