“AKR-ja do t’i bashkohet PAN-it”
Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 03 September 2017
Javën e ardhshme pritet që sekretaria e Kuvendit të Kosovës të njoftojë për datën e seancës konstituive, me pikën e vetme të rendit të ditës zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe nënkryetarët.
Në lidhje me ketë temë njohësi i zhvillimeve politike në vend, Nexhmedin Spahiu në një prononcim për ‘Indeksonline’ ka vlerësuar se përafrimi i partisë së Behgjet Pacollit me koalicionin PAN i përket pazareve të tyre personale.
Më tej, ai beson se AKR-ja do t’i bashkohet PAN-it. Mirëpo sipas tij, do të jetë shumë e vështirë që lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj t’i “rehatojë” të gjitha interesat brenda koalicionit si dhe ti bëjë një ‘surprizë’ AKR-së.
“Nuk e di kur do të arrihet , por besoj që do të arrihet. Por plani ndërmjet koalicionit PAN dhe AKR-së po duket të jetë shumë i vështirë, për shkak që Ramush Haradinaj e ka shumë të vështirë të harmonizojë të gjitha interesat brenda koalicionit PAN pastaj plus të bëjë një ofertë gjeneruese për AKR-në. Kjo është krejt e tëra pse edhe është vonuar themelimi i institucioneve deri më tani, i Kuvendit dhe Qeverisë”,ka thënë Spahiu.
Tutje, ai ka treguar se arsyeja e këtyre përafrimeve të subjektev politike qëndron në faktin se secila parti dëshiron të fitojë një dikaster më tepër se sa që kishte mandatin e kaluar.
“Po, besoj që AKR do t’i bashkohet koalicionit PAN. Arsyeja për shkak se partia e Behgjet Pacollit dëshiron që ta ngritë pazarin. Secila parti politike e ka pazarin e vetë, edhe Nisma-AAK e PDK-ja kanë kësi lloje pazare, madje edhe lista Serpska e ka bërë një të tillë për të arritur që të fitojnë një ministri më tepër se sa që e ka pasur mandatin e kaluar. Unë mendoj se arsyeja pse deri më tani nuk është bërë ndonjë pazar apo futur AKR-ja është se nuk ka pasur pazar adekuat ndërmjet PAN-it dhe AKR-së”, ka përfunduar ai.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...