Lajme

AKR deklarohet për arrestimin e Sabit Pacollit

Autori: Gazeta inFokus 17:44 | 03 December 2017

Pas publikimit të lajmit për arrestimin e ish-zyrtarit të AKR-së, ka reaguar kjo e fundit.

Përmes një komunikate për media, ata kanë sqaruar se Sabit Pacolli nuk është pjesë e strukturave dhe as e anëtarësisë së AKR-së që nga data 18 korrik 2017.

Sipas tyre, me këtë datë, Pacolli kishte dhënë dorëheqje nga AKR dhe të gjitha funksionet brenda partisë dhe anëtarësisë së saj.

-Advertisement-

Kjo është deklarata e tyre:

Pas publikimit të disa shkrimeve në media lidhur me arrestimin e z.Sabit Pacolli, në Suedi, Aleanca Kosova e Re dëshrion ta sqarojë opinionin publik dhe mediat se z.Sabit Pacolli, nuk është pjesë e strukturave dhe as e anëtarësisë së AKR-së që nga data 18.07.2017.

Në korrik të këtij viti, z.Sabit Pacolli kishte dhënë dorëheqje nga Aleanca Kosova e Re dhe të gjitha funksionet brenda partisë dhe anëtarësisë së saj. Kjo letër e dorëheqjes së tij ishte publikuar në të gjitha mediat vendore dhe në rrjetet sociale nga z.Sabit Pacolli.

Aleanca Kosova e Re kërkon nga mediat që të jenë korrekte me opinionin dhe që lajmet e publikuara të verifikohen konform standardeve dhe etikës së gazetarisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera