AKP: Do të vazhdojë identifikimi i pronave që mbahen nga shfrytëzues të paligjshëm
Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 04 May 2017
Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka mbajtur të enjten mbledhjen e radhës ku u diskutuan dhe u morën vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe përmbylljen e likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në vend.
Gjatë kësaj mbledhje Bordi miratoi listën e aseteve që do të dalin në shitje përmes Shitjes së Aseteve 33, miratoi shpërndarjen e parakohshme për katër ndërmarrje shoqërore në shumën rreth 400,000 euro për kreditorët e këtyre ndërmarrjeve, si dhe raportin e Komisionit të Banesave në pronësi të NSH-ve sipas Ligjit në fuqi për shitjen e banesave.
Në këtë mbledhje u aprovuan edhe disa qiradhënie, si dhe akte nënligjore të rëndësishme për lehtësimin e punëve në procesin e privatizimit.
Sa i përket Trepçës, Bordi diskutoi lidhur me ecurinë e draftimit të raportit nga kontraktori për studim të fizibilitetit të Trepçës, i cili pritet të finalizohet brenda pak ditëve dhe do të sqarojë një sërë çështjesh si dhe do t’i hapë rrugë tranzicionit të kësaj ndërmarrjeje me interes vital dhe strategjik për Kosovën.
Bordi diskutoi dhe i vlerësoi aktivitetet e Menaxhmentit të Agjencisë dhe takimet e zhvilluara me Qeverinë e Kosovës dhe ministritë përkatëse lidhur me draftimin e Ligjit të AKP-së, si dhe çështje tjera me rëndësi për procesin e privatizimit.
Sa u përket pronave shoqërore, të cilat shfrytëzohen apo mbahen nga shfrytëzues të paligjshëm agjencia shprehu përkushtimin për vazhdimin e identifikimit të këtyre aseteve dhe marrjen e veprimeve të menjëhershme për lirimin e tyre dhe trajtimin sipas ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...