Lajme

AKP mban mbledhjen e bordit të drejtorëve

Autori: Gazeta inFokus 16:22 | 31 August 2018

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të rregullt me datën 30 gusht 2018 me ç’rast shqyrtoi dhe miratoi raportin e shpërndarjes së përkohshme për kreditorët e NSH NSh Semafori (në likuidim).

Veç kësaj, Bordi miratoi edhe azhurnimin e raportit të shpërndarjes së përkohshme për NSH PMN Sharr në likuidim.

Në këtë takim Bordi shqyrtoi dhe miratoi listën e valës së shitjes së aseteve me Likuidim 42, valë kjo që përfshin asete atraktive në Kosovë, të cilat paraqesin një mundësi të shkëlqyer për investitorët potencialë që kanë interesim për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në Kosovë si dhe raportet e komisioneve për përcaktimin dhe vlerësimin e çmimeve të tregut për qiradhënie të aseteve të NSH-ve.

-Advertisement-

Gjatë kësaj mbledhjeje Bordi aprovoi edhe raportet e komisionit për shqyrtim të ankesave për 20% të punëtorëve për tri ndërmarrje shoqërore: NSH Kosovarja – Artizanati, NSH Luboteni dhe NSH KB Gllogovci. Bordi po ashtu ka miratuar raportet rekomanduese të komisionit për shqyrtimin e aseteve me karakter specifik, Bordi në këtë takim u informua dhe miratoi raportin përfundimtarë për transferim të pronës shoqërore përmes negocimit për rastin Nr.Ref. BD- 96/20 për ngastrën kadastrale nr. 4597/2 me sipërfaqe prej 260m2, ZK Gjilan, pronë e identifikuar në emër të NSh “Kulatiteti” në Gjilan, si dhe raportin përfundimtar për transformimin e pronës shoqërore përmes negocimit direkt për rastin Nr. Ref. BD-101/12, parcela kadastrale 382-0 , ZK Hajvali, KK Prishtinë, pronë e KBI Kosova Export.

Agjencia do të njoftojë me kohë palët për vendimet e marra në mbledhjen e Bordit, ndërkaq mbledhja e radhës do të mbahet me datë 24 shtator 2018.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera