Lajme

AKP, Malisheva e pakënaqur (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 20:52 | 28 April 2017

Pas privatizimit disa prona që u mbetën banorëve të Bellanicës në Malishevë, pritet të dalin së shpejti në likuidim.

E për këtë, ata që thonë se janë pronarë të tyre, të pajisur me dokumentacion që dëshmojnë pronësinë, iu drejtuan Kuvendit Komunal.

Se pronat u takojnë banorëve, e ka vërtetuar edhe komisioni i cili është krijuar enkas për këtë çështje.

-Advertisement-

Të gjitha grupet parlamentare në Kuvendin Komunal në Malishëve u pajtuan të hartojnë një deklaratë të përbashkët, ku kërkojnë marrjen e masave për ndërprerjen e privatizimit e likuidimeve të pronës së NBSH ‘Mirusha’ si dhe kërkojnë hetim të AKP-së lidhur me procesin e privatizimit.

E në Agjencinë e Privatizimit thanë se ky institucion nuk i privatizon asnjëherë pronat private, por vetëm ato shoqërore.

Sipas drejtuesve të AKP-së, secila palë që ka dokumentacion e dëshmi se i takon prona, duhet t’i dorëzoj ato në agjenci dhe në gjykatën kompetente.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera