Sport

Akil Gjakova shënon dy fitore në Kampionatin Botëror, mposhtet në raundin e tretë

Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 09 May 2023

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova ka shënuar dy fitore në Kampionatin Botëror të xhudos në Katar, shkruan Gazeta Infokus.

Mirëpo, xhudisti nga Peja është mposhtur në raudin e tretë të kategorisë -73 kilogramë.

“Kampioni ynë i Evropës 2021, për shumë muaj kishte mbetur jashtë garave shkaku i lëndimit, nga i cili u kthye javë më parë.

-Advertisement-

Paraqitja e sotme vlerësohet e suksesshme, pasi mori edhe 320 pikë olimpike që e mbajnë në garë për kualifikim në Lojërat Olimpike Paris 2024”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Kujtojmë se sot garoi edhe Flaka Loxha, e cila shënoi një fitore, për t’u ndalur në të dytën. Ajo mori 240 pikë olimpike, kategoria -57 kg.

Kurse kampionia olimpike, Nora Gjakova, po e vazhdon rrugën drejt medaljes botërore, kategoria -57 kg./Gazeta Infokus/

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy