Lajme

Akil Gjakova prek finalen e madhe të Grand Slamit në Abu Dabi

Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 25 October 2023

Xhudisti kosovar Akil Gjakova është duke treguar performancë të lartë në Grand Slamin e Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Gjakova tashmë ka fituar pesë lufta, duke siguruar finalen e këtij eventi të madh të xhudos.

Akili, i cili po garon në kategorinë deri 73 kg, këtë turne e nisi me fitore ndaj Andreë Munning të Bahameve, derisa në rrethin e dytë mposhti finlandezin Valtteri Olin.

-Advertisement-

Xhudisti ynë në xhiron e tretë u përballë me Zhansay Smagulovin e Kazakistanit, një duel mjaft të fortë, por të cilën e fitojë falë dënimit të tretë për Smagulovin.

Gjakova në çerekfinale mundi edhe amerikanin Jack Yonezuka, duke kaluar në gjysmëfinalen e kësaj gare joshëse.

Garuesi ynë tashmë i ka siguruar Kosovës medalje nga ky turne pasi ka kaluar finalen e kësaj gare, duke mundur në gjysmëfinale xhudistin nga Kazakistani, Daniyar Shamshayev.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera