Lajme

Akil Gjakova mbyll Grand Slamin e Abu Dhabit me medalje të argjend

Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 26 October 2023

Ekipi i xhudos nga Kosova e mbylli Grand Slamin e Abu Dhabit me medaljen e argjendtë të Akil Gjakovës, i cili mori edhe 700 pikë olimpike në rrugën drejt LO Paris 2024.

Përveç Akilit sot garoi edhe Shpati Zekaj (-100 kg), i cili shënoi një fitore dhe në raundin e dytë u mund nga kampioni i botës 2023, Arman Adamian.

Një fitore dhe një humbje ishte bilanci edhe i Loriana Kukës (-70 kg), e cila po ashtu arkëtoi 120 pikë olimpike./ Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera