Fun & Video

Ajo po ushqente fëmijën me gji, asnjërit prej pasagjerëve të trenit nuk “i shkoi mendja” t’ia lëshonte karrigen (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 19 July 2017

Bryony Esther nga Essex i Anglisë, e ka postuar një fotografi ku tregon duke e ushqyer fëmijën me gji, teksa qëndron në këmbë.

Askush nga udhëtarët nuk ia ka lëshuar asaj karrigen, ndërsa një çiklist shihet i ulur në vendin e rezervuar për personat me nevoja të veçanta, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-


Nëna me fëmijën në këmbë, udhëtarët ulur

“Të rinjtë duke mbështjellë duhan, sportisti rrinte ulur aty ku duhet të jenë ata me probleme fizike dhe të rriturit e shëndoshë, bënin sikur nuk po më shohin”, ka shkruar Esther në përshkrimin e imazhit.

Ajo ka kërkuar që të shpërndahet postimi saj, në mënyrë që të ngrihet vetëdija dhe të bëhet më shumë për nënat që udhëtojnë me fëmijë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera