Ajka e ajkave e super javës sportive në Artmotion me El Clasico

Autori: Gazeta inFokus
12:17 | 15 March 2023
Kjo javë do të jetë një super javë sportive në Artmotion e cila gjatë mesjavës sjell ndeshjet fantastike të UEFA Champions League, UEFA Europa dhe UEFA Conference League, Çerekfinalet e Kupës së Kosovës në Futboll dhe në vikend na vijnë Formula 1, NBA, ALBI Superliga në Futboll e Prince Caffe Superliga në Basketboll dhe ajka e ajkave vjen të dielën me El Clasicon në Nou Kamp ku Barcelona pret Real Madridin.
Mesjava do të jetë festë e vërtet me çerekfinalet fantastike të Kupës së Kosovës ku gjatë paraditeve në fokus do të jenë duelet Prishtina – Ballkani dhe Llapi – Malisheva kurse në mbrëmje ndeshjet vendimtare të UEFA Champions League, të martën Porto – Inter e Manchester City – Leipzig dhe të mërkurën përballja e gjigantëve evropian, Real Madridi përball Liverpoolit dhe dueli ku Amir Rrahmani me Napolin kërkojnë kalimin tutje në Champions në ndeshjen me Eintracht Frankfurtin.
Pas mesjavës dhe ndeshjeve vendimtare e premtja është ditë e shorteve për çerekfinalet në garat më prestigjioze evropiane të futbollit, UEFA Champions League, Europa dhe Conference League
Ndërkohë, vikendi do të na sjell edhe më shumë emocione nga ngjarjet e sporteve më të popullarizuara në botë të cilat i sjell ekskluzivisht Artmotion.
Të shtunën herët në mëngjes nga ora 03:30 direkt nga Crypto.com Arena në Los Angeles vjen kryendeshja e javës ku Lakersat që po luftojnë me mish e shpirtë për kualifikim në Play Off presin dyshen fantastike të Dallas Mavericks Luka Donqiqin dhe Kyrie Irvingun që po ashtu janë në kërkim të “vizës” së pjesës përfundimtare të kampionatit.
Ndërkohë, karvani i Formula 1 do të ndalet në Jeddah ku pilotët më të shpejt në botë do të garojnë për Shpërblimin e Madh të Arabisë Saudite. Pas triumfit të dyfisht me pozitat 1 e 2 në në garën e parë sivjet në Bahrein, dyshja Verstappen – Perez e Red Bullit synon të vazhdoj sukseset mirëpo dy ish kampionët e botës Alonso me bolidin fantastik të Aston Martinit dhe piloti i cili po e ndjek titullin e tetë dhe rekordin historik, Sir Leëis Hamilton me Mercedesin janë aty për t’iu prish planet duke dhënë porosinë se ky edicion do të jetë ndoshta një prej më të niveluarve në histori të këtij sporti spektakular që transmetohet ekskluzivisht në Artmotion
Përfundimi i kësaj super-jave dhe e diela do të jetë aso çfarë vetëm gurmanët e sportit mund ta dëshirojnë. Nga ora 13 Gjilani pret Llapin që shënoi fitore sensacionale me përmbysje ndaj Ballkanit për të vazhduar nga ora 17 me kryendeshjen e Princa Caffe Superligës në basketboll, Trepça – Peja direkt nga palestra Minatori e cila ka ambientin më të bukur dhe më të zjarrtë aktualisht. Trepça cila do të kërkoj kthimin te fitoret pas disfatës nga Prishtina kurse Peja e rilindur me trajnerin e ri synon vazhdimin e serisë së fitoreve e cila e ktheu në maje të elitës së basketbollit kosovar.
Përmbyllja e kësaj super-jave vjen me ajkën e ajkave sportive dhe ngjarja kur e tërë bota ndalet: El Clasico.
Të dielën nga ora 21 direkt nga Nou Kamp vjen një prej El Clasicove më domethënës viteve të fundit sepse fitorja për barcelonën do të thotë në masë të madhe garantim i titullit të kampionit kurse disfata i hap rrugën Real Madridit për t’u kthyer në garë për mbrojtjen e titullit.
Çka t’ju themi tjetër veç se zemra e sportit në vendin tonë rrah vetëm dhe ekskluzivisht në platformën nr.1 sportive në shqiptari : ARTMOTION
E MARTË, 14.03.2023
21:00 Futboll: Champions League Porto – Inter S1
21:00 Futboll: Champions League Man City – Leipzig S2
E MËRKURE, 15.03.2023
13:00 Futboll: Kupa e Kosovës Prishtina – Ballkani S1
13:00 Futboll: Kupa e Kosovës Llapi – Malisheva S2
21:00 Futboll: Champions League Real Madrid – Liverpool S1
21:00 Futboll: Champions League Napoli – Frankfurt S2
E ENJTE, 16.03.2023
18:45 Europa League Betis – Man Utd S1
18:45 Europa League Freiburg – Juventus S3
18:45 Europa League Fenerbahce – Sevilla S2
21:00 Europa League Arsenal – Sporting S1
21:00 Conference League AZ Alkmaar – Lazio S2
E PREMTE, 17.03.2023
12:00 Shorti Champions League S1
13:00 Shorti Europa League S1
14:00 Shorti Conference League S1
E SHTUNË, 18.03.2023
03:30 Basketboll: NBA Dallas – L.A Lakers S1
E DIEL, 19.03.2023
13:00 Futboll: Albi Mall Superliga Gjilani – Llapi S1/KK
17:00 Basketboll: Prince Caffe Superliga Trepça – Peja S1/KK
21:00 Futboll: La Liga Barcelona – Real Madrid K-SPORT

Të tjera
-
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, pika të rëndësishme në rend të ditës
Të hënën do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. Takimi është l...
-
Arrestohet një person pasi keqpërdori besimin brenda kompanisë duke marrë para
Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet...
-
Tre ushtarë izraelitë vriten pranë kufirit me Egjiptin
Tre ushtarë izraelitë janë vrarë nga një oficer egjiptian i sigurisë gjat...
-
Parashikimi i motit për të dielën e 4 qershorit
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me die...
-
Anulohen zgjedhjet për këshillin lokal në Besi, banorët përleshen mes vete
Të premten është anuluar procesi për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarësis...
-
Kërcënohet deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ...
-
Kurti: 5 persona janë arrestuar dhe 28 të tjerë janë identifikuar për pjesëmarrje në protestat e dhunshme në veri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ata që ushtruan dhunë dhe...
-
Chollet bisedon me Vuçiqin: E inkurajova që të ndihmojë në qetësimin e situatës në veri
Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, k...
-
LAJMI I FUNDIT: Ngjarje e rëndë, një 24-vjeçar mbyt nënën e tij
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet, mbrëmjen e së shtunës, ku një 2...
-
Tensionet në veri shqetësojnë investitorët e huaj
Sa herë që ndodhin incidente në katër komunat e banuara me shumicë serbe në v...
-
Shkon në 288 numri i viktimave nga aksidenti tragjik në Indi
Të paktën 288 persona mbetën të vdekur nga aksidentimi i dy trena...
-
Kryetari i Shoqatës “Vatra”: Kosova t’i zbatojë kërkesat e Uashingtonit, duhet të ndodhë edhe Asociacioni
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryetari i Shoqatës Vatra, Elmi Beris...