Rozë

“Ai është i varur”, momenti kur Olta Gixhari e akuzon Luiz Ejllin se përdor kokainë

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 24 March 2023

Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli kanë diskutuar mbrëmjen e së enjtes në lidhje me disa akuza që aktorja ia ka bërë këngëtarit shkodran.

Gjatë një momenti kur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ishte lëshuar muzikë ritmike për banorët, Olta e akuzon Luizin si përdorues të lëndëve narkotike.

“Ai është i varur komplet, ai është i sëmurë”, dëgjohet Olta duke i thënë Amosiut, teksa Luizi para pasqyrës bën me gjeste.

-Advertisement-

Olta ia bën me shenjë që të bëjë të hunda, duke konfirmuar kështu se po e akuzon për përdorim kokaine.

Ndërkohë, në një video tjetër e cila gjithashtu është bërë virale në TikTok, shfaqet momenti kur Olta e përshëndet Luizin me këngën “Kokaina” të Capital T, e cila ishte lëshuar në shtëpi për banorët.

Këto akuza kanë kaluar pa u diskutuar në një nga mbrëmjet e spektaklit, pasi moderatorja Arbana Osmani kishte thënë se janë diskutuar tema aq të ulëta, sa nuk ia vlen as të diskutohen.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera