Lajme

Ahmeti – Thaçi: Shqiptarët masovikisht të votojnë pro NATO-s dhe BE-së

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 12 September 2018

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në Shkup presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi me të cilin bisedoi rreth referendumit të 30 shtatorit si dhe zhvillimeve në rajon, me theks të veçantë mbi dialogun midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Me këtë rast kreu i BDI-së njoftoi presidentin e Kosovës mbi mbarëvajtjen e fushatës për referendum duke nënvizuar rëndësinë e madhe që ka zbatimi i suksesshëm i marrëveshjes së Prespës.

Kryetari Ahmeti dhe presidenti Thaçi u dakorduan që shqiptarët dhe në përgjithësi të gjithë qytetarët e Maqedonisë duhet të dalin masovikisht dhe të votojnë pro integrimit në NATO dhe BE.

-Advertisement-

Bashkëbiseduesit konkluduan që e vetmja e ardhme për vendet e Evropës Juglindore, që siguron paqe të qëndrueshme, siguri dhe stabilitet, është integrimi euroatlantik.

Ahmeti mbështeti tërësisht përpjekjet intensive të institucioneve të Kosovës me ndihmesë ndërkombëtare për zgjidhje përfundimtare të dialogut me Beogradin mbi demarkacionin e kufirit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera