Lajme

Ahmeti: Në krizën tonë, 50 cent për 1 maskë ose 6-7 euro për ato për shumë përdorime, janë luks për shumicën e qytetarëve

Autori: Gazeta inFokus 20:11 | 29 June 2020

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, shkruan për çmimet e maskave mbrojtëse kundër koronavirusit, blerja e të cilave thotë se është luks për shumicën e qytetarëve.

“Në krizën tonë, 50 cent për 1 maskë një përdorimshe ose 6-7 euro për ato për shumë përdorime, janë luks për shumicën e qytetarëve. Si gjithmonë krizat godasin shtresen më të varfër më së pari dhe më së shumti në terme relative por edhe absolute. 170 euro nuk janë vlerë e njejtë për dikënd që i ka milionat dhe dikënd që ka vetëm borxhe”, shkruan Ahmeti, transmeton Gazeta Sinjali.

Postimi i tij i plotë:

-Advertisement-

Mbajtja e maskes është e domosdoshme dhe e përgjegjshme. Nuk është dhe nuk mund të jetë vepër penale për shumë arsye. Por kryesorja është arsyeja ekonomike. Kur bëhet obligim atëherë duhet kujdesur që qytetarët kanë mundësi ta sigurojnë atë. Në krizën tonë, 50 cent për 1 maskë një përdorimshe ose 6-7 euro për ato për shumë përdorime, janë luks për shumicën e qytetarëve.

Si gjithmonë krizat godasin shtresen më të varfër më së pari dhe më së shumti në terme relative por edhe absolute. 170 euro nuk janë vlerë e njejtë për dikënd që i ka milionat dhe dikënd që ka vetëm borxhe.

Kjo pandemi dhe krizat përcjellëse nuk do të mund të luftohen me manuale 200 faqëshe e as me masa të pazbatueshme, por me ndërtim të besimit të ndërsjellë të institucioneve me qytetarët, pozitë e opozitë, biznese e punëtorë.

Kjo qeveri nuk i ka 100 ditë për ta vlerësuar fillimin siç do ndodhte në një situatë normale. Duhet dinamikë e pandalshme në Kuvend. Takime të panumërta për të arritur kompromis.

I kuptojmë që temat tjera munden ta humbin fokusin e qeverisë, por mos i largoni sytë nga topi e ai sot është pandemia dhe kriza ekonomike. Ka mjaftueshëm media, analistë e politikanë për të folur për to. Duhet të sigurohemi që kemi mjaftueshëm njerëz për të ndërtuar politika e koncensuz për pandeminë e ekonominë.

E në këto tema jemi në njërën anë të gjithë. Mjafton të diskutojmë e kontribuojmë të gjithë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera