Lajme

Ahmeti ironizon me Kurtin që piu raki në Ramazan: Shyqyr që nuk u thirr ezani se e kishin pauzu cakrrimin e gotave

Autori: Gazeta inFokus 15:35 | 24 March 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka qëndruar për vizitë në Gllogjan ku edhe ka shfrytëzuar rastin për të cakërruar gotat me kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn.

Me nga një gotë raki ata ngrenë dolli në në 25 vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, shkruan Gazeta Infokus.

Ky veprim i Kurtit ka nxitur mjaftë reagime në rrjete sociale, për shkak se kryeministri i cili jo rrallë herë na shfaqet goxha fetar,  ka pirë raki në muajin e shenjtë të Ramazanit.

-Advertisement-

Pa reaguar s’ka qëndruar as ish-bashkëpartiaku i Kurtit, Shpend Ahmeti.

Ahmeti ka ironizuar duke thënë se mirë që s’ka thirrur ezani në momentin kur Kurti dhe Haradinaj i kanë cakërruar gotat pasi që Kurti do të bënte një pauzë në atë moment.

Këtë koment Ahmeti e ka bërë marrë shkas nga momentet kur Kurti ka ndalur fjalimet e tij nëpër organizime të ndryshme në respekt të ezanit.

“Shyqyr që nuk u thirr ezani se e kishin pauzu cakrrimin e gotave!”, ka shkruar ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera