Lajme

Ahmeti: Anëtarësimi në NATO, më se i nevojshëm

Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 14 June 2017

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot në Ambasadën e SHBA-ve në Shkup është takuar me Drejtorin e zyrës për çështje të Evropës Jugore dhe Qendrore në Departmentin e Shtetit Amerikan, Metju Palmer, si dhe ambasadorin amerikan në Maqedoni, Jess Bayli, njofton Telegrafi Maqedoni.

 

Siç njoftojnë nga BDI, në takim është diskutuar për situatën aktuale në vend dhe rajon, sfidat e Qeverisë së re reformuese si dhe për prospektet integruese te vendit në NATO dhe BE.

-Advertisement-

“Ahmeti njoftoi Palmer për prioritetet e BDI-së në Qeverinë e re e që përfshijnë zbatim të reformave në sundimin e së drejtës, zbatimin e përpiktë të Marrëveshjes së Ohrit, integrimin e menjëhershëm në NATO dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian bashkë me zhvillimin ekonomik, rritjen e standardit jetësor dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

“Anëtarësimi i menjëhershëm i Maqedonisë në NATO është më se i nevojshëm dhe BDI do të bën çmos që të arrihet ky synim i joni. Çdo vonesë në këtë rrugëtim mundëson hapësirë për shtrirje të ideologjive të huaja, përplasje gjeopolitike dhe gjeostrategjike”, ka theksuar Ahmeti në takim./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera