Sport

Aguero thyen rekord në Premierligë

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 10 September 2017

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero është bërë golashënuesi joevropian më i mirë në histori të Premierligës.

Me golin e shënuar pasditen e së shtunës ndaj Liverpool, Sergio Aguero bëhet shënuesi më i mirë joevropian në historinë e kampionatit anglez, Premierligë.

Aguero ka arritur në kuotën e 124 golave të shënuar në këtë kampionat, duke kaluar Dwight Yorke, i cili ka luajtur me Manchester United, Aston Villën e Blackburnin, duke shënuar 123 gola.

Në vendin e tretë të këtij klasifikimi të veçantë qëndron Didier Drogba, me 104 gola, i ndjekur nga Emmanuel Adebayor, me 97 gola.

-Advertisement-

Për më tepër, me 124 golat e tij, Aguero shndërrohet në shënuesin e 6 më të mirë të huaj në kampionatin anglez.

Në këtë klasifikim, ai që kryeson është Thierry Henry me 175 gola, i ndjekur nga Robin Van Persie me 144 gola, e Hasselbaink në vendin e tretë me 127 gola.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera