Sport

Aguero pranon situatën e vështirë: Nëse më thonë që duhet të tërhiqem …

Autori: Gazeta inFokus 07:34 | 14 November 2021

Gazetarja argjentinase, Pia Shaw, ka postuar së fundi një bisedë që ka pasur me sulmuesin e Barcelonës, Sergio Aguero, që rrezikon të mbyllë karrierën për shkak të problemeve në zemër (aritmi).

“Jam mirë. Ato që thuhen janë të tmerrshme. Kjo puna e zemrës kërkon kohë, të paktën 6 muaj. Unë jam 33 vjeç dhe duhet të pres 6 muaj… plus tre muaj të tjerë stërvitje për t’u kthyer më pas në lojë. Epo, është e komplikuar. Do të jem jashtë për 9 muaj, gati një vit, prandaj flitet për tërheqjen time. Nëse më thonë se duhet të tërhiqem, do të bëj, por duhet të pres rezultatet,” – i ka treguar Aguero.

Aguero dëshiron të ndjekë hap pas hapi çdo procedurë që kërkohet për t’u rikuperuar, për të qenë i sigurt:

-Advertisement-

“Do të vazhdoj me planin tim të rikuperimit, pastaj do të shohim se cila do të jetë më e mira. U shtrova në spital për pesë ditë. Pra tani është çështje durimi. Shkova në Andorrë për tri dite, isha shumë nervoz për çdo gjë që kishte ndodhur. Do të bëj testimet klinike dhe do të shohim hapat që duhen ndjekur. Por ajo që thonë është e çuditshme, nuk e di.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera