Sport

Aguero apo Jesus, Guardiola në telashe

Autori: Gazeta inFokus 16:51 | 20 November 2017

Guardiola ka konfirmuar se do ta ketë të vështirë në përzgjedhjen se kush duhet të startojë në sulmin e Man City.

Sergio Aguero dhe Gabriel Jesus janë duke shijuar një sezon të mirë me Manchester City. Pavarësisht se disa ndeshje kanë startuar së bashku në sulm, në formacionin e Pep Guardiolas nuk ka vend për të dy.

Të paktën kështu la të kuptojë vetë trajneri spanjoll, që e sheh si diçka të vështirë, por pozitive, luftën mes Agueros e Jesusit për vendin e titullarit.

-Advertisement-

“Sergio është i gatshëm. Gabriel Jesus gjithashtu është i gatshëm. Është vendimi më i vështirë. Ka shumë ndeshje dhe ata duhet të jenë gati që të luajnë mirë, madje edhe nëse duhet të jetë nga stoli”, deklaroi Guardiola.

Guardiola thotë se vendimi për të luajtur me vetëm njërin nga Jesus e Aguero, erdhi pas lëndimit të Benjamin Mendy, që me të në formacion luante 3-5-2.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera