Lajme

Agron Demi nga shoqëria civile: 25% të kohës, kryemininistri Kurti e kalon në të pame dhe homazhe

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 26 July 2024

Agron Demi nga Shoqëria Civile ka publikuar një tabelë me aktivitetet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku shkuarja në homazhe, të pame e akademi përkujtimore zë 25 % të kohës së kreut të Qeverisë.

Pothuajse 50 % e kohës së kryeministrit, në matjen e bërë nga muaji janar deri në muajin korrik, plotësohet  me takimet që Kurti zhvillon me ambasadorët, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare apo delegacione të tjera, shkruan Gazeta Express.

Në agjendën e Kurtit si kryeministër zënë vend edhe takimet me grupeve të studentëve, pensionistëve, ish-diplomatëve.

-Advertisement-

Në fund, Demi ka shkruar se 2.5 % të kohës Kurti e kalon duke vizituar biznese.

Postimi i plotë:

Qysh e kalon kohën e tij Kryeministri?

Nëse bazohemi në njoftimet që gjenden në faqen zyrtare të Zyrës së Kryeministrit, nga janari e deri më sot:

– ma shumë 1/4 e kohës së Kryeministrit ka shku nëpër të pame, homazhe e akademi përkujtimore;

– 23.7% të kohës e ka kalu duke pritë ambasadorët e akredituar në Kosovë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, apo liderë e delegacione nga shtetet tjera;

– 13.8% të kohës e ka kalu tu pritë në takime grupe të studentëve, pensionistë të huaj e vendorë, ish-diplomatë, delegacione nga mërgata, Lugina, Bosnja, Sanxhaku…

– 19.3% të kohës e ka kalu në mbledhje të qeverisë dhe në takime në grupe ndërministrore ose takime me bartës institucionesh tjera;

– 9.5% të kohës e ka kalu duke promovu investime apo lansim programesh, ndër to edhe një urë për këmbësorë, gurëthemelin e një shtëpie, tri klinika të renovuara, dy herë i ka vizitu punimet në rrugën Kijevë-Zahaq, kurse tjerat janë lansim programesh;

– 5.2% të kohës e ka kalu në vizita jashtë vendit, duke përfshi tri vizita si pjesëmarrës në takimet e Partive Socialiste Evropiane; nja dy vizita deri në Londër për ligjerata, nja dy vizita në Turqi, një adresim në KS të OKB-së, disa ditë në Davos, një vizitë në portin e Hamburgut.

– 2.5% të kohës duke vizitu biznese (8 biznese të vizituara);

– 4 vizita në komuna, tri prej të cilave qeverisen nga VV, dhe një vizitë në Dragash pas emergjencës së vërshimeve dhe dëmeve në fshatin Kuk.

Kallxom qysh e kalon kohen, të kallxoj kush je.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera