Lajme

Agron Demi: Kurrë nuk është vonë me mbyllë RTK-në

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 23 July 2024

Aktivisti i shoqërisë civile, Agron Demi, ka ripërsëritur një thirrje të tij, që Radio Televizioni i Kosovës të mbyllet.

Në një reagim në Facebook, Demi ka thënë se RTK-ja nuk mund të mbahet duke u financuar direkt nga shteti, sepse në këtë mënyrë nuk mund ta largohet ndikimi i pushteteve.

Ky është reagimi i plotë i tij:

-Advertisement-

Kurrë nuk është vonë me mbyllë RTK.

Për një thirrje të këtillë ish menaxhmenti më pat paditë. Tash, sërish po baj thirrje me mbyllë RTK.

Ky medium nuk bahet kështu. Ose e largojmë nga financimi direkt dhe nga influenca e pushteteve, ose e mbyllim.

Në këtë hallakamë (dez)informacioni, mediumi publik do duhej të ishte një burim kredibil dhe shpjegues, e jo me i fry informacioneve anonime e me kriju konfuzion.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera