AGK: Vetura e TV Syrit u godit nga plumbat në Zveçan

Autori: Gazeta inFokus
07:50 | 30 May 2023
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar për goditjen e një veture të ekipit të televizionit Syri nga plumbat në Zveçan. Vetura e ekipit të këtij televizioni është goditur teksa ishte duke u kthyer nga kjo komunë veriore.
“Përderisa vetura ishte duke kaluar në mesin e disa grupeve të serbëve të maskuar, bashkë me kameramanët Bledar Rexha dhe Butrint Bejra, kemi dëgjuar diçka të çuditshme, dhe i kemi thënë njëri-tjetrit, se vetura jonë është goditur. Pas 10 minutave, kemi ndaluar dhe e kemi parë, që jemi goditur me plumb, i cili ka kaluar pranë afër njërit nga kameramanët”, ka thënë redaksia e TV Syrit për AGK-në.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është shprehur tejet i shqetësuar me situatën në të cilën kanë raportuar kolegët gjatë ditës së djeshme në komunat veriore. AKG u ka bërë thirrje organeve të rendit t’i hetojnë sa më parë rastet e djeshme dhe vandalizmin e shfaqur ndaj mediave në mënyrë që autorët të sillen para drejtësisë.
Gjithashtu, AGK ka kërkuar nga gazetarët që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit, dhe në asnjë formë të mos rrezikojnë sigurinë e tyre fizike për hir të raportimit.

Të tjera
-
Del nga operacioni i dyshuari për grabitjen në Veternik, dërgohet në Mjekim Intensiv
I dyshuari i nacionalitetit serb i cili mbeti i plagosur gjatë grabitjes së a...
-
E tmerrshme: Specialja nuk e lejon ish-Presidentin Thaçi të marrë pjesë në varrimin e babait
Gjykata Speciale nuk i ka dhënë leje ish-presidentit Hashim Thaçi që të merr ...
-
Shtëpia e Bardhë: Nuk kemi qenë kurrë më afër një marrëveshjeje paqeje në Ukrainë
Nga Shtëpia e Bardhë kanë thënë se presidenti Donald Trump është i vendosur p...
-
Shtëpia e Bardhë: Trumpi dhe Putini do të diskutojnë nesër për termocentralin
Sekretarja më e re e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt ka thënë ...
-
Lekaj i drejtohet Speciales, kërkon t’i lejohet Thaçit pjesëmarrja në varrimin e babait të tij
Ish-deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, i është drejtuar me një kërkesë të hapur Dh...
-
Sorensen takon liderët opozitarë – temë kryesore dialogu Kosovë-Serbi
Emisarin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka qën...
-
Arrestohet një person lidhur me grabitjen e armatosur te Albi Mall
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se është arrestuar një person l...
-
Gucati: Pak shpresë që Thaçi të lejohet nga Specialja të marrë pjesë në va*rrimin e babait
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka sh...
-
Doli jashtë lokalit por u kthye të shpëtonte të tjerët, si vdiq këngëtari i njohur në Koçan
Zjarri masiv që përfshiu klubin e natës “Pulse” në Koçan, Maqedonia e Veriut,...
-
Nënat me dy apo më shumë fëmijë lirohen përjetësisht nga taksat në Hungari
Qeveria hungareze raportohet se ka bërë një hap të rëndësishëm për të mbështe...
-
LDK: VV kërkon anulimin e votave me postë vetëm pse nuk u pëlqen rezultati
Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar që Lëvizja Vetëvendosje po e kërkon...
-
Instituti Ndërkombëtar i Shtypit dënon gjuhën e Sami Kurteshit ndaj mediave
Instituti Ndërkombëtar i Shtypit i është bashkuar Asociacionit të Gazetarëve ...