AGK e alarmuar me ndjekjen penale 4 vjeçare të gazetarëve të Infokusit, kërkon urgjentisht nga prokuroria të tërheqë aktakuzën dhe të mos i frikësojë gazetarët
Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 10 April 2022
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas aktakuzës së ngritur kundër gazetarit Shkelzen Dakaj, dhe gazetares Valdete Dakaj, të portalit Infokus, për “Lajmërim apo Kallëzim të Rremë”, shkruan Gazeta Infokus.
Kjo aktakuzë është ngritur nga prokurori Remzush Latifi nga Prokuroria Themelore në Prishtinë me pretendimin se portali Infokus “kishte publikuar informata të pavërteta se kinse biznesmeni Blerim Devolli posedon pasaportë të falsifikuar të Malit të Zi”.
Devolli me këtë rast ishte ankuar për dëmtim të imazhit.
Mirëpo në reagimin e AGK-së thuhet se ndjekja penale e gazetarëve në përpjekje për të mbrojtur imazhin e kujtdo është ndërhyrje e paarsyetuar në lirinë e medias, cënon rëndë lirinë e medias dhe krijon efekt frenues jo vetëm tek gazetarët në fjalë por edhe tek gazetarët tjerë.
“Prokurori Latifi në mënyrë të paprecedentë dhe në kundërshtim të hapur me Qëndrimin Parimor të Gjykatës Supreme ka pesë vite që zvarritë në procedura penale gazetarët e Infokusit. Ndjekja penale e gazetarëve në përpjekje për të mbrojtur imazhin e kujtdo është ndërhyrje e paarsyetuar në lirinë e medias, cenon rëndë lirinë e medias dhe krijon efekt frenues jo vetëm tek gazetarët në fjalë por edhe tek gazetarët tjerë”, thuhet në reagimin e AGK-së.
Tutje shkruhet se AGK-ja, kërkonë nga prokurori Latifi dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë që menjëherë të tërheqë aktakuzën dhe të sigurohet që të ardhmen nuk e shfrytëzon autoritetin e tij që të frikësojë gazetarët./Gazeta Infokus/
Më poshtë gjeni reagimin e plotë:
Më datë 9 mars 2018, prokurori Remzush Latifi nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur aktakuzë kundër gazetarit Shkelzen Dakaj dhe gazetares Valdete Dakaj të portalit Infokus për “Lajmërim apo Kallëzim i Rremë” sipas nenit 390 të Kodit Penal. Prokurori Latifi pretendon që portali Infokus “kishte publikuar informata të pavërteta se kinse biznismeni Blerim Devolli posedon pasaportë të falsifikuar të Malit të Zi”. Devolli ishte ankuar në prokurori për dëmtim të imazhit. Aktakuza përmend një seri shkrimesh të publikuara nga portali Infokus në periudhën kohore 23 dhjetor 2016 deri më 25 janar 2017.
Mbrojtja e reputacionit rregullohet me Ligjin Nr. 02/L-65 Civil Kundër Shpifjes dhe Fyerjes. Shpifja është dekriminalizuar përfundimisht në Kosovë në vitin 2012 me Qëndrimin Parimor K.94/2012 të Gjykatës Supreme, sipas së cilit shpifja nuk mund të ndiqet penalisht. Po ashtu, neni 390 i Kodit Penal nuk ka të bëjë me publikime në media, por me deklaratat e dhëna tek personat zyrtarë, gjë që nuk kishte ndodhur në këtë situatë.
Prokurori Latifi në mënyrë të paprecedentë dhe në kundërshtim të hapur me Qëndrimin Parimor të Gjykatës Supreme ka pesë vite që zvarritë në procedura penale gazetarët e Infokusit. Ndjekja penale e gazetarëve në përpjekje për të mbrojtur imazhin e kujtëdo është ndërhyrje e paarsyetur në lirinë e medias, cënon rëndë lirinë e medias dhe krijon efekt frenues jo vetëm tek gazetarët në fjalë por edhe tek gazetarët tjerë.
Kërkojmë nga prokurori Latifi dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë që menjëherë të tërheqë aktakuzën dhe të sigurohet që të ardhmen nuk e shfrytëzon autoritetin e tij që të frikësojë gazetarët.
Të tjera
-
Vendimet e Speciales – Nga dënimi për komandant “Ujkun” e ulja e dënimit të Mustafës
E ngarkuar ka qenë puna e Gjykatës Speciale edhe në 2024. Komandant “Ujku” is...
-
Mërgimtarët mbesin në kolona të gjata nga Serbia për në Kroaci
Mërgimtarët e vendit tonë kanë mbetur në kolona të gjata nga Serbia për të hy...
-
A po rrezikohet bota nga një pandemi e re, reagon OBSH-ja
Kina po përballet me një rritje të ndjeshme të infeksioneve nga një virus i f...
-
Paralajmërohet erë e fortë në këtë rajon të Kosovës për nesër
Për të hënën parashikohet mot me diell dhe vranësira gjatë ditës, ndërsa në o...
-
1500 fluturime anulohen në ShBA, shkak moti i ligë
Më shumë se 2 mijë fluturime janë vonuar dhe 1 mijë e 500 janë anuluar brenda...
-
Blinken vizitë në Korenë e Jugut, në mes të krizës politike në vendin aleat
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, filloi të hënën një vizitë në K...
-
Ligji për Byronë në Kushtetuese, Kurti: Nuk kanë ku me shku më – do të bëhet, secili do të tregojë sa ka pasuri
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur sot Ligjin për Byronë për konfiskimin e...
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet mot me diell dhe vranësira gjatë ditës, ndërsa në o...
-
Elezi: Të hënën hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet e 9 shkurtit
Shorti për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në...
-
Vullneti: Të gjithë djemtë në Kosovë kanë nga një foto para kerreve
Vullneti ka biseduar me banorët lidhur me fotografitë që postojnë djemtë në K...
-
Nasim Haradinaj i bindur që Gjykata në Strasburg do ta trajtojë lëndën e tij kundër Speciales dhe shteteve financuese
Ish-ushtari i UÇK-së dhe ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka ng...
-
Zvogëlohen pritjet nëpër pikat kufitare
Pritjet në pikëkalimet kufitare për të dalë nga Kosova janë zvogëluar. Sip...