Lajme

Avokati Jashari: Aktakuza ndaj “Infokusit” e kthen Kosovën një epokë mbrapa dhe lë dyshime se është bërë për motive të ulta

Autori: Gazeta inFokus 21:23 | 05 April 2022

Arbër Jashari, mbrojtësi ligjor i Shkelzen e Valdete Dakaj, si drejtues të portalit “Infokus”, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Aktakuza që e kthen Kosovën një epokë mbrapa dhe lë dyshime se është bërë për motive të ulta”, ka shkruar ai.

“Si mbrojtës i gazetarit Shkelzen Dakaj, sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, u përballem me një aktakuzë absurde dhe pa kurrfar sensi juridik e logjik, që kishte ngritur Prokuroria Themelore në Prishtinë”.

-Advertisement-

Postimi i plotë i avokatit Arbër Jashari:

Aktakuza që e kthen Kosovën një epokë mbrapa dhe lë dyshime se është bërë për motive të ulta

Si mbrojtës i gazetarit Shkelzen Dakaj, sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, u përballem me një aktakuzë absurde dhe pa kurrfar sensi juridik e logjik, që kishte ngritur Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Aktakuza ka të bëjë me një hulumtim të natyres gazetareske të botuar në portalin Infokus.
Është totalisht e papranueshme që gazetarët të vëhen në banken e të akuzuarve për fjalën e lirë.
Në dispozitivin e aktakuzes thuhet se prej datës 23.12.2016 e deri me datë 25.01.2017 tè pandehurit Shkëlzen Dakaj dhe V. D. përmes portalit të tyre informativ Infokusi kanë publikuar informata të pavërteta kinse i dëmtuari Blerim Devolli posedon pasaportë të falsifikuar të Malit të Zi …, me ç ‘rast është atakuar nderi dhe autoriteti i tè dëmtuarit . Më këtë në bashkëkryerje sipas aktit akuzues ata e kanë kryer veprën penale Lajmërimi apo kallëzimi i rremë nga neni 390 par.1 lidhur me nenin 31 te KPRK-sè.

Dispozita secilës i referohet Prokurori, konkretisht neni 390 i KPRK-së thotë: “Kushdo që bën lajmërim të rremë te personi zyrtar i ngarkuar me detyrën për të hetuar apo ndjekur, se personi i caktuar ka kryer vepër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare, duke e ditur se personi i tillë nuk është kryesi, dënohet me gjobë ose me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet.”
Nga kjo del se për t’u konsumuar kjo vepër penale, në mënyrë komulative duhet të plotësohen këto kushte:
E para, duhet të ndodhë “lajmërimi i rremë” – Në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me “lajmërim të rrem”, e madje as me “lajm të rrem” por me disa artikuj të botuara në media, rreth një hulumtimi gazetaresk.
Liria e shtypi dhe medias është e garantuar me Kushtetutë dhe ligjet e Kosovës. Burimet e medias janë të mbrojtura me ligj. Shpifja dhe fyerja janë të dekriminalizuara, qysh ne vitin 2013.
E dyta për tu konsumuar kjo v.p. lajmërimi duhet të bëhet të personi zyrtar i ngarkuar me detyrën për të hetuar. Në rastin konkret të pandehurit, nuk kanë shkuar as në prokurori, as në polici e as ndonjë institucion tjetër ligjzbatues, për ta kallzuar prnalisht dikë, por Shkelzen Dakaj në cilësi të gazetarit, ka bërë një hulumtim, të cilin e ka publikuar në portalin informativ “Gazeta Infokus”.
Pala e dëmtuar i ka pasur në dorë të gjitha mundësitë qe shkrimet t’i atakoj në rrugë ligjore në Këshillin e Pavarur të Mediave, gjë që edhe e ka bërë, por e ka humbur rastin, ose të kërkoj mbrojtje gjyqësore në procedurë civile, kunder shpifjes dhe fyerjes.
Si ithtar i fjales se lirë dhe mbrojtës i gazetarit Dakaj, shpreh indinjaten time te thellë për një proces të tillë ligjorë absurd, dhe zotohem se do t’i perdorë të gjitha mjetet juridike qe kjo aktakuzë të mos kaloj.
Gazetarët nuk mund të friksohen me aktakuza.

Gazeta Blic e ka siguruar edhe kërkesën e avokatit Jashari. Kërkohet nga  Prokuroria Themelore  në Prishtinë tërheqje e aktakuzës dhe pushim të procedurës penale kundër të pandehurit Shkelzen Dakaj dhe Valdete Dakaj, për shkak të veprës penale “Lajmërim apo kallxim i rremë”.

E krejt kjo, pasi që mbrojtja konsideron se kjo aktakuzë nuk ka bazë të vlefshme juridike, është tërësisht dhe qartësisht jashtë kontekstit për të cilën është krijuar dispozita materiale.

Bashkangjitur gjeni kërkesën e plotë nga mbrojtësi i të pandehurit Sh. Dakaj

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera