Lajme

Agjensia “BCD Travel” mashtroi qytetarët se do i pajis me viza nëse japin para të majme, prokuroria nis hetimet

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 09 December 2021

Prokuroria Themelorë në Prishtinë ka njoftuar së është duke zhvilluar hetime në lidhje me Agejnsinë “BCD Travel”, për të cilët qytetarët janë ankuar se janë mashtruar nga kjo kompani, duke ua marrë paratë dhe duke mos i siguruar viza.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, për hir të mbrojtjes së interesit publik të qytetarëve, ju njofton se Agjencia “BCD Travel”, me seli dikur në Bregun e Diellit, në Prishtinë, tani është duke funksionuar On line, në rrjetet sociale, me disa persona të dyshuar se në bashkëkryerje po mashtrojnë qytetarët e Republikës së Kosovës, por edhe të vendeve fqinje me aranzhmane turistike në Turqi, Dubai, Maldive, Egjipt, si dhe përmes shitjes së biletave të fluturimeve në vendet e Evropës”, thuhet në njoftimin ne prokurorisë.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë rast, ku dyshohet se ky grup i personave ka mashtruar qindra qytetarë të cilët kanë paguar shuma të konsiderueshme të parave, kinse për sigurimin e vizave në vendet evropiane, ashtu që prokurori i shtetit është duke vazhduar me trajtimin e rastit në fjalë dhe ndërmarrjes së veprimeve të tjera hetimore”.

-Advertisement-

Tutje, prokuroria iu ka bërë thirrje të dëmtuarve nga ky agjension që të bashkëpunojnë në kapjen e personave që janë të lidhur me këtë agjension.

“Ju sigurojmë se, Prokurori i Shtetit është duke e trajtuar me përgjegjësi dhe profesionalizëm këtë rast dhe personat e përfshirë në kryerjen e veprave penale do të ndiqen penalisht, andaj u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët janë të dëmtuar nga ky agjencion turistik, të bashkëpunojnë me organet e rendit, pasi synimi kryesor është luftimi i suksesshëm i krimit dhe sigurimi i sundimit të ligjit, si dhe mos të bien pre e mashtrimeve të tilla”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera