Sport

Agjenda e Shoqatës së Gazetarëve Sportivë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 22:09 | 10 January 2019

Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, organizon dy aktivitetet e saja kryesore, turneun në futboll të vogël “Burim Hatipi” si dhe ceremoninë për gazetarinë sportive, Çmimi “Ali Shala”.

Këto aktivitete, do të mbahen më 11 janar 2019. Turneu i futbollit “Burim Hatipi 2018”, do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, kurse ceremonia “Ali Shala” në orën 17.00 në Hotel “Sirius” në Prishtinë.

Agjenda:
9.30 – Homazhe tek varrezat e dy doajenëve Burim Hatipi e Ali Shala – Dragodan
10.30 – Takimi me ekipet pjesëmarrëse në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë
11.00 – Hapja e turneut “Burim Hatipi 2018”
(Turneu do të zhvillohet me sistem eliminimi, dhe pritet të përfundojë rreth orës 14.30)
16.45 –17.00 – Pritja e mysafirëve në Hotel “Sirius”
17.00 – 18.00 – Ceremonia “Ali Shala”
(Transmetim i drejtpërdrejt në Radiotelevizionin e Kosovës)

-Advertisement-

18.10 – Koktej solemn për të pranishmit

Luteni që të respektoni orarin, për shkak të transmetimit televiziv

Me respekt,
Shoqata e Gazetarëve Sportivë e Kosovës

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera