Agjencia për Barna e Serbisë ka lëshuar një paralajmërim urgjent: Kujdes me këtë ilaç që është prodhim serb
Autori: Gazeta inFokus 07:36 | 12 December 2024
Agjencia për Barna dhe Pajisje Mjekësore e Serbisë kanë lëshuan një njoftim të rëndësishëm për të gjithë mjekët në Serbi. Ata në paralajmërimin e tyre urgjent kanë përmendur masa të rëndësishme për të minimizuar pasojat serioze të rrezikut të njohur të agranulocitozës gjatë përdorimit të barnave që përmbajnë metamizol.
E përveç në Serbi, edhe Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) para një kohe ka filluar një rishikim të barnave që përmbajnë qetësuesin metamizole pas shqetësimeve se masat e vendosura për të minimizuar rrezikun e njohur të agranulocitozës mund të mos jenë mjaft efektive.
Sipas EMA, barnat që përmbajnë metamizol janë të autorizuara në një numër vendesh të BE-së për trajtimin e dhimbjeve dhe etheve të moderuara deri në të forta. Përdorimet e autorizuara ndryshojnë nga vendi në vend, duke filluar nga trajtimi i dhimbjes pas operacionit ose lëndimeve deri te trajtimi i dhimbjes dhe etheve të lidhura me kancerin.
Njoftimi nga EMA u bë në qershor të këtij viti, derisa në Serbi ky njoftim shko tek para pak ditësh.
Agjencia për Barna dhe Pajisje Mjekësore e Serbisë ka përmendur disa kompani farmaceutike të Serbisë që në barnat e tyre përmbajnë këtë substancë.
Ja deklarata e tyre e plotë:
Mbajtësit e licencave për barna që përmbajnë metamizol në Serbi: Alkaloid d.o.o. Beograd, Galenika a.d. dhe Hemofarm AD, në bashkëpunim me Agjencinë për Barna dhe Pajisje Mjekësore të Serbisë (ALIMS), ju njoftojnë për sa vijon:
Pacientët në terapi me metamizol duhet të informohen për:
simptoma të hershme që sugjerojnë agranulocitozë, duke përfshirë ethe, të dridhura, dhimbje të fytit dhe ndryshime të dhimbshme të mukozës, veçanërisht në gojë, hundë dhe fyt, ose në rajonin gjenital ose anal;
nevoja për të qenë vigjilent ndaj këtyre simptomave, duke qenë se ato mund të shfaqen në çdo kohë gjatë trajtimit, madje edhe menjëherë pas ndërprerjes së terapisë;
për nevojën për të ndërprerë terapinë dhe për të kërkuar menjëherë ndihmë mjekësore nëse shfaqen këto simptoma.
Nëse metamizoli administrohet për shkak të temperaturës së ngritur të trupit, disa nga simptomat e agranulocitozës mund të kalojnë pa u vënë re. Përveç kësaj, simptomat e agranulocitozës mund të maskohen në pacientët që marrin terapi me antibiotikë.
* Nëse dyshohet për agranulocitozë, duhet të bëhet menjëherë një analizë e plotë e gjakut (përfshirë numrin e leukociteve) dhe terapia duhet të ndërpritet duke pritur rezultatet. Nëse konfirmohet agranulocitoza, terapia me metamizol nuk duhet të rifutet.
* Monitorimi rutinë i numërimit të gjakut në pacientët që marrin terapi me barna që përmbajnë metamizol nuk rekomandohet më.
* Përdorimi i metamizolit është kundërindikuar në pacientët me histori agranulocitoze të shkaktuar nga metamizoli (ose për shkak të përdorimit të pirazoloneve/pirazolidinave të tjera), në pacientët me funksion të dëmtuar të palcës kockore ose me sëmundje të sistemit hematopoietik.
Të tjera
-
Tentoi të dhụnonte një grua, arrestohet një person në Prishtinë
Një burrë është arrestuar në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, pasi që kishe te...
-
E dhimbshme: Ndahet nga jeta futbollisti i Vushtrrisë, Erjon Morina
Sot në moshë të re futbollisti i Vushtrrisë Erjon Morina u nda nga jeta. L...
-
Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
2 mijë e 38 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. ...
-
Listat e partive për zgjedhjet e 9 shkurtit, këta janë kandidatët që i kanë në dhjetëshen e parë
Subjektet politike më 11 dhjetor (e mërkurë) bënë publike listat e tyre zgjed...
-
Prokurorja e Specializuar Kimberly West viziton Kosovën
Prokurorja e Specializuar Kimberly West po viziton Kosovën për një numër taki...
-
“Aderim”, sa persona në Kosovë e mbajnë këtë emër?
Partitë politike tashmë po i bëjnë edhe përgatitjet e fundit për ta nisur fus...
-
Mediat ndërkombëtare: Alarm, çmimi i kafesë me i larti në 50 vjet
Çmimet e kafesë kanë arritur nivelet më të larta të shtrenjëtimit në pothuajs...
-
Arṃëmbajtje pa leje në Shtime e Ferizaj – një person lirohet, tjetri dërgohet në mbajtje
Një 51-vjeçar është ndaluar në Shtime pasi që policia kishte pranuar informat...
-
Dridhjet e tokës në Kosovë, flasin nga Instituti Sizmik: Tërmeti nuk e kishte potencialin të shkaktojë dëme
Një tërmet prej katër shkallë të Rihterit është ndjerë në orët e para të ditë...
-
Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë thërrasin konferencë për media – lidhet me kontrabandë
Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me atë të Shqipërisë, sot do t...
-
Rama thotë “mirëmëngjes” me adrenalinën e aktiviteteve malore në Majën e Qorres në Llogara
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot ka thënë “mirëmëngjes” me siç u shpr...
-
Qytetarët thonë se dridhjet e tokës u ndjenë edhe në Ferizaj
Rreth orës 01:46, në rajonet e jugut të Kosovës, janë ndjerë dridhje të tokës...