Agjencia e OKB-së dhe Irani bisedojnë për bashkëpunimin bërthamor

Autori: Gazeta inFokus
10:45 | 04 March 2023
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi, për të ditën e dytë me radhë mbajti bisedime në Iran me qëllim që të nxisë këtë shtet të bashkëpunojë lidhur me gjetjen e disa copëzave të uraniumit në një uzinë bërthamore.
Grossi, që arriti në Teheran të premten, u takua për të dytën herë me kreun e Organizatës për Energji Bërthamore të Iranit, Mohammad Eslami, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve iraniane, IRNA.
Vizita u realizua lidhur me zbulimin e origjinës së copëzave të uraniumit që u gjetën e të cilat kishin 83.7 për qind pastërti. Ky nivel i pastërtisë është shumë afër përqindjes që kërkohet për të krijuar armë bërthamore. Ky uranium u gjet në centralin për pasurim të uraniumit Fordov, thuhet në një raport të agjencisë për energji bërthamore të Kombeve të Bashkuara, të cilin e ka parë Reuters.
“Çështja e monitorimit dhe performancës, statusi dhe aftësitë e industrisë bërthamore të Republikës Islamike janë qëllimi më i rëndësishëm në agjendën e agjencisë”, citohet të ketë thënë Eslami para takimit me Grossin të shtunën.
“Palët nuk kanë përmbushur zotimet e tyre” sipas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, prandaj Irani ka vendosur “të reduktojë zotimet e tij”, shtoi ai.
Sipas marrëveshjes të vitit 2015 të Iranit me gjashtë fuqi botërore, Teherani ka reduktuar programin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara.
Por, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, u tërhoq nga marrëveshja dhe rivendosi sanksione më 2018, duke nxitur Iranin që të niste shkeljen e kufizimeve të vendosura në marrëveshje.
Eslami tha më herët gjatë javës se prodhimi i Republikës Islamike ishte në 60 për qind.
“Agjenda e këtyre takimeve vazhdon të përfshijë çështje të mbetura të mbrojtjes, por edhe mosmarrëveshje teknike dhe ligjore midis Iranit dhe Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore”, tha ai të premten, pa dhënë më shumë detaje.
Agjencia e OKB-së për energji bërthamore ka kryer hetim lidhur me uraniumin e pasuruar në nivel të lartë dhe ka kërkuar nga Irani që të bashkëpunojë. Por, ky bashkëpunim nuk ka ndodhur dhe Grossi ka shpresuar se takimi me presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi, do të mund të ndihmojë në këtë drejtim./REL

Të tjera
-
Avdullah Hoti: LDK-ja duhet të riorganizohet përmes një procesi zgjedhor
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, pas zgjedhjeve të 9...
-
MPB-ja konfirmon sul*met kibernetike ndaj institucioneve kryesore: Nuk ishin të suksesshme
Gjenden në dy anët e kundërta të globit, por Kosova nuk ka mbetur e paprekur ...
-
Kurti pret De Riun në takimin përshëndetës
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, u prit nga kryeministri i R...
-
KMDLNj: Rritja e çmimit të rrymës – veprim krim*inal, kërkohet protestë gjithë-popullore
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reagua...
-
Osmani takon presidentin e Sierra Leones – Diskutojnë për ‘‘forcimin e marrëdhënieve bilaterale’’
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Antalya, u takua me Pr...
-
Italia dërgon emigrantë në Shqipëri
Autoritetet italiane më 11 prill njoftuan për transferimin e 40 emigrantëve n...
-
Mustafa: Pas konstituimit të kuvendit do ta thërrasim në raportin bordin e ZRrE-së
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se kjo parti, sapo të konstituohe...
-
Çitaku: ZRrE është shndërruar në mashën me të cilën Qeveria në largim po e varfëron dhe nënshtron qytetarin
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së Vlora Çitaku ka reaguar pasi zyrtarish...
-
Intervistohet si i pandehur deputeti i Kuvendit të Kosovës, dyshohet se dha urdhër për t’i sul*muar gazetarët në Leposaviq
Slavko Simiq, deputet i Kuvendit të Kosovës është intervistuar në cilësinë e ...
-
Eman Rrahmani pas rritjes së çmimit të rrymës: Cep më cep +16%
Eman Rrahmani, kryetari partisë të Listës për Familjen, ka reaguar pas vendim...
-
Policia jep detaje për 26 vjeçaren e cila dyshohet se ra nga kati i shtatë në Prishtinë
Një 26 vjeçare dyshohet se ka rënë nga kati i shtatë të një objekti në Prisht...
-
Bajrami: Rryma po shtrenjtohet kur Kurti është kryeministër, i ka mbrojtur për 4 vite Nagipat e Martinat
Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se rritja prej 16 % e çmimit...