Agim Veliu: Vjosa sillet ndaj Lumirit sipas asaj thënies “E kapërceva lumin…”
Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 09 June 2022
Ish-nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, i cili tashmë është vetëm deputet në Kuvendin e Kosovës, ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të partisë së tij, Lumir Abdixhikut, pasi ky i fundit në një intervistë për ATV ka thënë se Vjosa Osmani nuk është presidente e të gjithëve, shkruan Gazeta Express.
“Unë dëshiroj që presidentja të jetë e të gjithëve, e nuk është e të gjithëve, nuk është një trysni, domethënë unë këtë e them vazhdimisht. Kur të them e të gjithëve, jo e partive politike, se nuk më duhet mu presidentja sepse nuk kam asnjë interes nga institucioni i presidentes, por dua qe te mbaj mendimin me të gjitha palët dhe jo vetëm me një palë. Në momentin që presidenti bëhet me një palë është nje garë elektorale dhe atë mund ta bëjmë por nuk je aty për te bërë garë”, kishte thënë Abdixhiku në ATV, raporton Express.
Veliu ka thënë se Abdixhikut i është dashur një vit që të kuptojë një gjë të tillë.
Për Veliun, sjellja e Osmanit ndaj Abdixhikut ngjanë me atë thënien “E kapërceva lumin…”
Reagimi i plotë:
Është dashur të kaloj një vit që Lumiri ta pranoj se Vjosa Osmani nuk është presidente e të gjithëve.
E tha se me presidenten ka vetëm një komunikim institucional.
Shumë normale kjo.
Derisa e bëri presidente kishte komunikime të përditshme.
Një presidente që ka ardhur në pushtet nën petkun e VV-së dhe e përkrahur nga disa deputetë të LDK-së të ndikuar nga Lumiri, pra pa konsensus të gjerë, nuk mund të jetë e të gjithëve! E VV-së po, pa dyshim, por pse jo e Lumirit dhe e kompanisë së tij, kjo është pak e çuditshme!
Nuk është për t’u habitur pse Vjosa sillet ndaj Lumirit sipas asaj thënies “E kapërceva lumin…”
Fundja, askush nuk ka pritur se do të ndryshojë Vjosa, që ka shkëlqyer si politikane përçarëse dhe konfliktuoze, deri në përpjekjen për shkatërrimin e partisë që e rriti.
Të tjera
-
Zbardhet fjalimi – Pjetër Shala: “M’u shkatërrua jeta!”
“Kam shumë për të thënë, por shumicën e fjalëve i shprehën avokatët e mi, kan...
-
Kurti në Stamboll mburret me ushtrinë, tregton problemet me Serbinë
E diela e 2 qershorit shënon ditën e tretë të vizitës zyrtare që një delegaci...
-
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë pesë ditëve ...
-
MPJD pyetjet për deklaratat e Presidentes Osmani i quan spekulime
Spekulime e thashetheme, i ka quajtur zyra e kryediplomatës së Kosovës, Donik...
-
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Mekë
215 besimtarët e parë nga Kosova, të cilët sot në mëngjes janë nisur drejt ve...
-
Mbyllen votimet në Preshevë e Bujanoc
Procesi i votimit në dy komunat e Luginës së Preshevës, Preshevë dhe Bujanoc ...
-
Fronti Europian miratoi Deklaratën Politike mbi legjitimitetin etnik që buron nga zgjedhjet
Sot në Tetovë, të gjitha organet partiake, por edhe përfaqësuese në pushtetin...
-
Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi nesër dëshmon në Hagë në procesin Thaçi dhe të tjerët
Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi, nesër më datë 3 qershor do të dëshmojë në Hag...
-
Ministria e Financave thotë se skema e re sociale eliminon kriteret diskriminuese
Ministria e Financave ka filluar pilotimin e reformës se skemës të asistencës...
-
Ambasadori italian në Serbi: Asociacioni është kusht për pranimin e Kosovës në KiE
Ambasadori i Italisë në Serbi, Luca Gori, ka theksuar se formimi i Asociacion...
-
Në Pagarushë zbulohet lapidari për dëshmorët dhe të rënët e fshatit
Ditën e së dielës, në fshatin Pagarushë u bë zbulimi i lapidarit, përkatësish...
-
Tahiri: Kurti nuk heqë dorë nga privilegjet dhe xhipat e zi
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri...