Agim Veliu: Nëse PDK e prish Qeverinë, LDK s’do të bëjë më koalicion me të!

Autori: Gazeta inFokus
14:51 | 26 April 2017
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka thënë për lajmi.net se nëse Partia Demokratike e Kosovës vendos njëanshëm për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, atëherë LDK do ta shqyrtoj pozicionin e saj dhe do të jetë e vështirë që në të ardhmen të ulen për të bërë marrëveshje me ata që nuk i respektojnë marrëveshjet.
Veliu ka thënë se deklarimet e zyrtarëve të PDK-së për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme ka thënë se janë deklarime individuale dhe se partnerët e koalicionit nuk janë ulur për të diskutuar për këtë çështje. Ai ka thënë se nuk është mirë të deklarohen kështu në opinion dhe të luajnë një lloj “ping pongu”, por ka thënë se partnerët duhet të ulen dhe t’i trajtojnë të gjitha çështjet që janë me marrëveshje.
“Ne kemi takime të rregullta për çështje të ndryshme dhe mendoj se edhe për këtë çështje duhet të ulemi dhe të bisedojmë. Duhet të sqarohemi dhe nuk është mirë të veprohet njëanshëm, sepse koalicioni është lidhë me një marrëveshje, me kushte të caktuara, me afate. Institucionet duhet të funksionojnë normalisht, por këtu ka një paradoks. Qeveria po funksionon, ka rezultate të mira, ndërsa Kuvendi i Kosovës nuk po e kryen funksionin vet dhe është mirë që ai të mblidhet dhe t’i kryej obligimet e veta për çka edhe janë zgjedhur”, ka deklaruar Veliu në një prononcim për lajmi.net.
Më tej, nënkryetari i LDK-së duke folur për deklarimet e zyrtarëve të PDK-së për nevojën e vendimmarrjes së shpejt për demarkacionin, ka thënë se kjo nuk është përgjegjësi vetëm e LDK-së.
“Nuk është e vërtetë se fajtor për demarkacionin është vetëm një palë, për demarkacionin mund të jenë fajtorë të gjithë apo mund ta kenë mirë të gjithë. Kjo është çështje e rëndësisë vitale për Kosovën, kështu që vendimi nuk i takon vetëm një subjekti. Përgjegjësia është sa e LDK-së, aq e PDK-së apo e opozitës”, është shprehur Veliu.
Kurse, i pyetur se a mund të ketë zgjedhje të parakohshme në qershor, Veliu ka thënë se nuk është i prirur të jap afate kohore për zgjedhje, por ka thënë se ai mendon se duhet të respektohen afatet ligjore, pra që zgjedhjet të mbahen vitin e ardhshëm.
Madje Veliu ka thënë se nuk e beson që zgjedhjet në këtë moment do të ofronin zgjidhje.
“Opozita është kundër vendimeve të mëdha dhe nëse mbahen zgjedhjet prapë opozita do të jetë kundër, prandaj duhet të ulen dhe të diskutojnë, duhet që subjektet të marrin përgjegjësi për vendin dhe nuk e di çka do të ndryshoj me zgjedhje. Por mund të them që me nguti e me zgjedhje do të ndërlikohet situata në Kosovë edhe më tepër, sepse mund të vijmë në situata të padëshirueshme”, ka shtuar Veliu.
Në fund, Veliu ka thënë se nëse partneri i madh i koalicionit, PDK vendos për zgjedhje të parakohshme, atëherë LDK vështirë se do të bëjë koalicion në të ardhmen me këtë subjekt.
Mund të vijmë në situatë ku do të jetë e vështirë të ndërtojmë institucione sepse nëse në këtë mënyrë veprohet si me këto deklarimet individuale nga partnerët e koalicionit, nëse ndodhë një gjë e tillë njëanshëm, atëherë LDK do ta shqyrtoj pozicionin e saj dhe do ta shqyrtoj edhe këtë periudhë të koalicionit dhe do të jetë vështirë më të ulemi me lidhë marrëveshje me partnerët të cilët nuk i mbajnë fjalët. Pra ka rrezik që të bëhemi të pabesueshëm dhe mund të vijmë në situatë ku do ta kemi vështirë të ndërtojmë institucione të reja”, ka deklaruar Veliu.

Të tjera
-
Qeveria Kurti pritet ta bëjë obligative që Bashkësitë Fetare t’i deklarojnë financat
Qeveria e Kosovës po synon të futë nën kontroll financat e Bashkësive fetare ...
-
Osmani përkujton masakrën e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 ndaj shqiptarëve në veri
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 23-vjetorin ...
-
Xhevdet Pozhari angazhohet në kabinetin e Arben Vitisë si “eskpert i jashtëm”
Analisti kosovar, Xhevdet Pozhari është angazhuar në Ministrinë e Shëndetësis...
-
Dy ditë shfaqje në Kuvendin e Serbisë, Vuçiq: “Kurrë s’e njoh Kosovën”
Në Kuvendin e Serbisë ka vazhduar shfaqja e lënë në gjysmë, me Vuciqin që tho...
-
Mehaj takon Abbott, flasin për mundësinë e mbështetjes financiare nga qeveria britanike
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka pritur në takim ambasadorin e Mbretë...
-
Erdogan priti Kurtin në një pallat në Stamboll
Kryeministri Albin Kurti u prit sot në Stamboll nga Presidenti turk, Rexhep T...
-
MINT ndalon shitjen e vajit nga Serbia
Inspektorati i Tregut në vazhdën e inspektimeve të intensifikuara ka kryer ed...
-
Stefanoviq: T’i vendosim sanksione Rusisë, që të mos e njohim pavarësinë e Kosovës
Borko Stefanoviq, deputet i Partisë opozitare pro-evropiane për Liri dhe Drej...
-
Punimet në rrjet, KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë
KEDS ka bërë të ditur se më 6 shkurt të këtij viti do të ketë ndërprerje të e...
-
Kurti kërkon bisedime për planin evropian dhe Asociacionin: Jemi gati për t’u angazhuar intensivisht
Duke shpërndarë gjashtë kushtet e Kryeminsitrit Albin Kurti, për ta pranuar f...
-
Operacioni “Bridora”, Britania me plan të ri për të dëbuar sa më shumë shqiptarë
Ministria britanike e Emigracionit ka urdhëruar njësitë e azilit të merren ve...
-
Kuvendi i Gjilanit injoron Ministrinë e Financave, miraton kërkesën për lirimin deri në 100 euro nga tatimi
Ndonëse Ministria e Financave ka njoftuar se komunat nuk kanë kompetencë për ...