Lajme

Agim Veliu: Edhe Presidenti e edhe Kryeministri t’i takojnë VV-së është e tepërt

Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 23 December 2019

Këtë 23 dhjetor është 30 vjetori i themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ky përvjetor po e zë LDK-në në tentim të arritjes së marrëveshjes për koalicionin qeverisës me Vetëvendosje, shkruan gazeta inFokus.

E takim mes këtyre partive, nuk e di nëse do të ketë këtë të hëne, nënkryetari i tanishëm i LDK-së, , Agim Veliu, i cili ka thënë që mbetet në dorë të Vetëvendosjes nëse e vlerëson se a kanë hapësirë për t’u takuar prapë.

-Advertisement-

“Nuk e di a do të ketë sot takim, sepse ne sot jemi të angazhuar me aktivitete, por, kurdo që VV e vlerëson se ka hapësirë ende për tu takuar, ne jemi të gatshëm të bisedojmë”, thotë ai.

Veliu gjithashtu ka shtuar se nuk i takon Vetëvendosjes edhe presidenti e edhe kryeministri, shkruan gazeta inFokus.

“Nuk po bisedohet këtu për lëshuarje pe, po kjo është një kërkesë e LDK’së sepse ne mendojmë që ky pozicion në këtë raport forcash i takon Lidhjes Demokratike të Kosovës, sepse edhe presidenti edhe kryeministri ti takojë një subjekti në këtë raport të forcave është e tepër”, shton Veliu.

Tutje, Veliu ka shtuar se çështja e presidentit është vendim me të cilin janë pajtuar të gjitha organet e partisë së tij.

“Ne jemi duke biseduar, jemi duke bë përpjekje që ta gjejmë një zgjidhje, e kemi diskutuar në organet e LDK’së dhe dominon mendimi që LDK të ketë propozimin e një kandidati për president, e pastaj VV ta marrë një zotim se do ta përkrahë atë kandidat që e kandidon LDK”, thotë ai.

Megjithatë, sipas tij, deir tash nuk kanë ndonjë emër për personin që në vitin 2021 do ta propozojnë për president, nëse arrihet marrëveshja me VV-në, shkruan gazeta inFokus.

“Po ju them sinqerisht LDK nuk ka emër për president sot, kur të vjen koha ne do ta bëjmë publik edhe emrin”, ka thënë ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera