Agim Veliu akuzon Xhelal Sveçlën që s’punoi fare: La qytetarët e Kosovës pa targa dhe pa dokumente
Autori: Gazeta inFokus 20:26 | 27 October 2020
Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka akuzuar ish-ministrin e MPB-së, Xhelal Sveçlën, që nuk ka punuar asgjë gjersa kishte këtë pozitë.
Veliu ka thënë që Sveçla ka lënë qytetarët e Kosovës pa targa dhe pa dokumente të tjera personale.
Ai shtoi se se procedura e prokurimit për “Furnizim emergjent me targa të automjeteve” nuk bëhet në baza mujore, ndërsa çmimi i tyre caktohet në bazë të targave për njësi.
Postimi:
Xhelal Sfeçla me shokë, në vend se të turpërohet që la qytetarët e Kosovës pa targa dhe pa dokumente të tjera personale, po bën përpjekje dëshpëruese, të shoqëruara me gënjeshtra, me qëllim të manipulimit të opinionit publik për këtë proces.
Njeriu, i cili gjatë qëndrimit të tij në MPB, nuk kreu asnjë punë përveç që dha leje të lëvizjes për dostat e tij, në vend se të jap llogari për hyrjet në dhomat e përgjimeve dhe për kasafortën ku gjendeshin dokumente të klasifikuara që e la të hapur kur doli, gjen kohë dhe pa fije turpi del në një emision dhe hedh akuza për procedura e tenderë, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me mua.
Për hir të informimit të drejtë të opinionit publik, ju informoj se procedura e prokurimit për “Furnizim emergjent me targa të automjeteve” nuk bëhet në baza mujore, ndërsa çmimi i tyre caktohet në bazë të targave për njësi.
Furnizimet emergjente me targa janë me çmime më të lira, krahasuar me kontratën e rregullt të vitit 2016, pra është i pavërtetë pretendimi se procedurat e tjera kanë çmimin tri herë më të shtrenjtë.
Ministria e Punëve të Brendshme, përmes procedurës së hapur ka iniciuar aktivitetin e prokurimit “Furnizimi me targa të automjeteve” në vitin 2018, vit në të cilin unë nuk isha ministër.
I njëjti aktivitet është në procedurë ankimore dhe në bazë të legjislacionit në fuqi, Autoriteti Kontraktues nuk mund të iniciojë dy aktivitete të prokurimit për të njëjtën çështje në të njëjtën kohë.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...