Lajme

Agim Bahtiri rrezikon, Fatos Geci, Bylbyl Sokoli e të tjerë e shohin veten jashtë Kuvendit – rezultatet në LVV pas mbi 35% të votave të numëruara

Autori: Gazeta inFokus 17:08 | 09 June 2026

Ish-kryetari i Mitrovicës, kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri aktualisht është në fund të listës së kandidatëve të kësaj partie që duket se do të sigurojnë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Pas 36,31% të votave të numëruara, Bahtiri ka marrë 4,657 vota, duke u renditur i 49-ti në LVV.

Edhe Artan Abrashi, deputet i LVV-së në disa legjislatura, mund të mos e ketë të lehtë ta sigurojë ulësen e tij në Kuvend edhe një herë tjetër. Aktualisht e sheh veten të 50-in me 4,652 vota.

-Advertisement-

Fatos Geci, deputeti i legjislaturës së kaluar që u bë i njohur më shumë pasi u uroi burgim të përjetshëm ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e sheh veten jashtë Kuvendit. Ai aktualisht ka marrë 2,895 vota dhe renditet i 85-ti në listën e më të votuarve të LVV-së.

Edhe Enver Dugolli, ish-deputet i LVV-së, duket se do të mbetet jashtë Kuvendit. Ai aktualisht ka 2,978 vota dhe është i 83-ti në listën e më të votuarve.

Bylbyl Sokoli, trajneri i futbollit i cili dy herët e fundit kishte arritur të siguronte një ulëse në Kuvend, këtë herë duket se nuk do të mund t’ia dalë, sipas trendit aktual. Aktualisht ai ka 3,853 vota dhe renditet i 64-i.

Edhe Egzon Azemi, i cili ishte pjesë e legjislaturës së fundit të Kuvendit, këtë herë me gjasë do të mbetet jashtë, pasi aktualisht ka vetëm 3,522 vota (në vendin e 72-të).

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy