Lajme

Agim Bahtiri : Në veri do të ketë telashe

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 27 November 2018

Gjendja në veri sot nuk është e qetë.

Nën organizmin e Listës Sërpska, dhjetëra serbë janë duke protestuar në veri të Mitrovicës pas vendosjes së taksës dhe arrestimeve të fundit në këtë pjesë të Kosovës.

Pas këtyre zhvillimeve edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se pritet të ketë telashe.

-Advertisement-

“Situata në veri pritet me pasë telashe nga sot por do të jemi të fuqishëm që çdo pjesë ta ruajmë”, tha Bahtiri.
Kujtojmë se sot katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës kanë dhënë dorëheqje pas zhvillimeve të fundit, vendosjes së taksës dhe aksionit të Policisë së Kosovës në veri ku u arrestuan katër persona të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Ata vijnë nga radhët e Listës Serbe.

Gjithashtu, punën e kanë bojkotuar edhe punëtorët serb në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera