Lajme

Agim Bahtiri blen 350 ton krip për dimër

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 02 December 2019

Komuna e udhëhequr nga Agim Bahtiri, duket se është bërë gati për të mos e zënë bora në befasi.

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Uniteti”, nga Mitrovica ka lajmëruar se ka dhënë një kontratë për të blerë kripë industriale, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Këtë e ka fituar “Pagarusha-N” nga Prizreni, me vlerë të përgjithshme të kontratës 89.5 euro për ton të kripës industriale.

Ndërsa kontrata është bërë për 350 ton e cila bie shumë në 31 mijë e 325 euro.

Zyrtarë të kompanisë që është përzgjedhur fituese kanë thënë për gazetën inFokus se ende nuk është nënshkruar kontrata por pritet të ndodhë pas datës 5 dhjetor.

Me këtë duket se do të zgjidhen telashet që zakonisht komunat kanë me fillimin e të reshurave të borës. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera