Lajme

Agim Aliu vazhdon me punë, asfalton rrugicat përbri rrugës “Fatmir Ratkoceri”

Autori: Islam Morina 20:57 | 20 October 2021

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, pas fitores bindëse me 63% të votave, pa hezitim ka vazhduar punët në shërbim të qytetarëve të Ferizajt.

Ai ka bërë me dije se tashmë ka përfunduar asfaltimi i rrugicave përbri rrugës “Fatmir Ratkoceri”, duke ua lehtësuar kështu qarkullimin dhe rritur cilësinë e jetës së komunitetit, shkruan Gazeta Infokus.

“Banorët e rrugicave përbri rrugës “Fatmir Ratkoceri” në qytet, tashmë kanë infrastrukturën rrugore të përfunduar, për t’ia lehtësuar qarkullimin e për ta rritur cilësinë e jetës së komunitetit dhe zhvillimit të lagjes. Ta gëzojnë banorët!” ka shkruar Aliu në Facebook.

-Advertisement-

Ali është njëri ndër kryetarët që ka fituar bindshëm në zgjedhjet e 17 tetorit, por edhe i vlerësuar si kryetari me performancën më të mirë në nivel vendi nga shumë organizata kredibile./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera