Lajme

Agim Aliu paraqet projektin e parkut të radhës në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 20:53 | 30 September 2021

Në kuadër të shpalosjes së projekteve të platformës qeverisëse për mandatin e ardhshëm katërvjeçar, Agim Aliu, sot prezentoi parkun e ri, i cili do të ndërtohet në hapësirën, ku deri tani operonte kompania publike “Pastërtia”.

Një park ky modern, që do të shtrihet në 53 ari tokë dhe do të ketë komponente interesante edhe argëtimi e pushimi, ndërsa do të jetë vetëm projekti i radhës nga shumë të tillë sipas Agim Aliut, i cili tashmë është shprehur publikisht, se kryetemë e fushatës së tij për Ferizajn, këtë herë do të jetë “E gjelbëra”!

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera